Lajme

Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrạu një person në Bibaj të Ferizajt – dorëzohet në Polici

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 16 August 2024

Ferizaj është tronditur pasditen e sotme pas një incidenti në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi.

Një person ka mbetur i vrarë në parkingun e një sallë dasmash.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar majori Qazim Reka, i cili tha se sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor.

-Advertisement-

“Ne fshatin Bibaj komuna Ferizaj , ne parkingun e salles se dasmave ,, Fron Pallac “ na ndodhur një vrasje , me te marr informacionin , menjehere ne vendin e ngjarjes kane dalur njesi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kesaj vrasje eshte nje zyrtar policor , i cili eshte arrestua”, ka deklaruar Reka për Infokus

Sic raporton Sinjali personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.

Sipas raportimit, ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.

I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera