Ky është zotimi i presidentit Thaçi për dialogun me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 15 September 2017
residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u zotua se do ta krijojë një ekip uniteti për fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë. Në tryezën e titulluar “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Thaçi vlerësoi se në këtë fazë nevojitet angazhim i të gjithë akterëve politikë dhe shoqërorë, shkruan sot gazeta Zeri.
Presidenti, pos kësaj, foli edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit, të asociacionit, si dhe për krijimin e ushtrisë, me ç’rast konsideroi se këto çështje duhet të përfundojnë sa më parë.
Duke folur për bisedimet me Serbinë, presidenti Hashim Thaçi bëri të ditur se grupi gjithëpërfshirës do të përbëhet nga klasa politike, shoqëria civile dhe nga mediet.
“Grupi i unitetit do të përbëhet nga Presidenca, Qeveria, Kuvendi, ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha partitë politike, por do të ketë përfaqësues edhe nga shoqëria civile, mediet, akademia dhe kushdo që do të kontribuojë në këtë proces politik”, theksoi Thaçi, shkruan Zeri/.
Ai më tej konsideroi se me një praktikë të tillë mund të dëshmohet jo vetëm konsensusi politik, por edhe ekspertiza sa i përket këtij procesi.
“Në fund të këtij procesi do ta kemi një kualitet të ri të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, një marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit, që do të kontribuojë për paqen e qëndrueshme dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”, shtoi presidenti Hashim Thaçi.
Thaçi me këtë rast tha se përmbyllja e fazës së fundit të procesit të dialogut nxjerr gjithsej tre fitues, duke përfshirë këtu Kosovën, Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Kurse, deklaroi se normalizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë, rrjedhimisht arritja e paqes mes të dyja shteteve, siguron edhe paqen në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.
“Paqja mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton paqen për Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi presidenti gjatë fjalës së tij, shkruan Zeri.
Ndërkohë, u zotua se krejt në fund të këtij procesi do të ketë një kualitet krejtësisht të ri të raporteve me Serbinë.
“Në fund të këtij procesi do ta kemi një kualitet të ri të marrëdhënieve me Serinë”, shtoi ai.
Tutje, presidenti i vendit tha se duhet të ndërtohet një frymë e atillë e dialogut, e cila do ta përmbyllë kapitullin e luftës dhe do ta rinisë një kapitull të ri.
“Duhet të bëjmë marrëveshje për t’i ikur konfliktit dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme me Serbinë si fqinj. Duhet ndërtuar një frymë dialogu dhe bashkëpunimi; për ta mbyllur kapitullin e luftës dhe për ta hapur kapitullin e paqes”, theksoi ai.
Përpos procesit të dialogut, e cila qe tema qendrore në këtë tryezë, Thaçi foli edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit e të asociacionit, me ç’rast tha se këto marrëveshje duhet të finalizohen sa më parë.
Ndërkohë, nuk la pa përmendur edhe çështjen e ushtrisë, për të cilën vlerësoi se institucionet duhet t’i përfundojnë të gjitha përgatitjet për përfundimin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).
Në këtë tryezë diskutimi, pos përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, morën pjesë edhe aktivistë të shoqërisë civile./ZERI/.
Të tjera
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...