Sport

Ky është ylli më i ri që i ka thënë ‘PO’ Kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 23 October 2018

Zvicra e donte me çdo kusht, por Kryeziu zgjodhi vendlindjen: Jam i lumtur, mezi po pres të luaj për Kosovën.

“Kam luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës ku më kanë besuar edhe shiritin e kapitenit në grupmoshat dhe jam krenar për këtë. Dua ta falënderojë këtë shtet për gjithçka që më ka dhënë”.

“Nuk ka qenë vendim i lehtë, por që e pata marrë më herët dhe për këtë e kam njoftuar me kohë Federatën e Futbollit të Zvicrës”.

-Advertisement-

“Kemi dalë në takim, kanë ardhur për të më lutur që mos të largohem nga Zvicra, por ju kam thënë se kam vendosur për Kosovën dhe dua ta ndihmoj vendin tim”, tha Kryeziu fillimisht.

Ylli i Zurichut, thotë se është i emocionuar që do të luaj me Kombëtaren e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do të luaj me Kosovën. Ka qenë një ëndërr e familjes dhe e imja, që do të bëhet së shpejti realitet”.

“Të luash për vendlindjen tënde është privilegj dhe do të mundohem të jap gjithçka nga vetja për sukseset e Kosovës”, deklaroi Kryeziu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera