Ky është ylli i ri i Flamurtarit që pret ftesën e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 15 December 2019
Pritja e tij për debutim në Superligën e Kosovës në futboll zgjati gati një vit, por kur iu dha rasti, ai e dëshmoi veten dhe shpejt u stabilizua në ekip. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin 19-vjeçar të Flamurtarit të Prishtinës, Melos Zenunaj, që është ndër futbollistët më të rinj në elitën e futbollit kosovar.
Në fakt, Zenunaj ka pritur dhjetë muaj për të debutuar në elitë, kurse në dhjetë ndeshjet e fundit të pjesës vjeshtore të këtij edicioni ishte i pazëvendësueshëm në repartin defansiv të “kuqezinjve” nga “Xhemajl Ibishi”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zenunaj është detyruar të presë për debutim si te Flamurtari ashtu edhe në Superligën e Kosovës. Ai te Flamurtari u transferua në dhjetor të vitit të shkuar nga Dukagjini i Klinës që atëbotë garonte në Ligën e Parë. Por tek ekipi i ri nuk pati fat me lëndimet dhe kjo bëri që debutimi i tij të shtyhet. Zenunajt iu dha mundësia pas lëndimit të kapitenit Veton Kabashi dhe tinejxheri nuk zhgënjeu me paraqitjet e tij.
Në nëntë ndeshjet e fundit të pjesës vjeshtore, me Zenunajn në përbërje, Flamurtari ka regjistruar tri fitore, tri barazime dhe tri humbje. Zenunaj pret që edhe në pjesën e dytë të këtij edicioni të jetë titullar te Flamurtari dhe ta ndihmoj ekipin në arritjen e synimeve që ka.
“Në nivel personal, gjithmonë pres të përmirësohem, por tani jam i lumtur që kam debutuar për shkak se synimi im ishte që të luaja sa më shumë ndeshje këtë edicion për të marrë përvojë në Superligë. Kështu që, edhe në pjesën e dytë të sezonit pres të jem titullar. Gjatë pushimit dimëror do të punoj shumë për ta mbajtur formën që të mos zhgënjej askënd”, është shprehur Zenunaj në një bisedë për gazetën.
Ai ndër tjera ka thënë se pret edhe ftesën e Kosovës për ndeshjen e janarit ndaj Suedisë që do të zhvillohet në Katar.
Të tjera
-
Nis takimi O’Brien Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...