Lajme

Ky është vrasësi i gjyqtares sot në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 31 August 2017

Personi që shihni në foto është 53-vjeçari Fadil Kasemi, autori i vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi (Kasemi).

Kasemi e ekzekutoi ish-bashkeshorten e tij brenda një makine në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

Ai e ka qëlluar me dy plumba në kokë, ndërsa më pas është arrestuar nga policia.

-Advertisement-

Dy vite më parë ai tentoi ta vriste ish bashkëshorten në plazhin e Golemi, ku nxori nga çanta një pistoletë, por ngjarja u parandalua.

Përpara organeve hetimore ai deklaroi se ishte në gjendje të dehur dhe se nuk mbane mend çfarë kishte ndodhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera