Auto&Tech

Ky është viti kur në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të mund të shiten veturat me naftë dhe benzinë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 26 July 2017

Mbretëria e Bashkuar po ndjek hapat e Francës për ndalimin e shitjes së veturave me naftë dhe benzinë.

Në përpjekje për të përmirësuar nivelin e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga veturat me naftë dhe benzinë, Britania e madhe ka për qëllim ndalimin e shitjes së veturave të reja të këtij lloji duke filluar nga viti 2040, transmeton Express. The Guardian raporton se plani final i kësaj ndalese do të publikohet deri në fund të këtij muaji dhe sipas zëdhënësit të qeverisë problemet shëndetësore të shkaktuara nga kualiteti i dobët i ajrit, Shërbimit Publik shëndetësorë i kushton rreth 2.7 miliard paund Britanik dhe produktivitet të dobët në punë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera