Ky është versioni i gazetës greke për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 03 July 2017
Terroristi shqiptar nga Kosova i ISIS, Lavdrim Muhaxheri, u vra javë më parë në Siri. U raportua se ai u vra nga një sulm ajror amerikan, por nuk u dhanë shumë detaje.
Tani një media greke raporton se ‘Kasapi i Kaçanikut’ u vra nga një sulm ajror i forcave speciale ruse, në bashkëpunim me forcat qeveritare siriane.
Gazeta greke ‘Pro News’, shkruan se, Lavdrim Muhaxheri, i njohur në Lindjen e Mesme si “Ebu Abdullah al Kosova,” komandant i ISIS’it i cili u bë më “i famshëm” se imazhet e vitit 2014, me prerjen e kokave të krishterëve, shiitëve dhe alavitëve, është ekzekutuar nga një aksion i forcave speciale ruse në bashkëpunim me forcat speciale ajrore siriane, dy muaj pas kthimit në Siri, pas rreth katër muaj qëndrimi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Tutje kjo gazetë shkruan se në operacionin e forcave ajrore ruse dhe njësitit sirian ‘Tigër’, përveç Muhaxherit, në Idlib, u vranë edhe gjashtë nga njëzet truproajt e tij personale.
Terroristi Muhaxheri sipas kësaj gazete, ishte nën përcjelljen ruse sapo u kthye nga Lindja e Mesme në Ballkan, nga ku filloi lëvizjet në Kosovë, Shqipëri dhe në rajonin e Tetovës në Maqedoni, për të mbledhur luftëtarë dhe armë, përcjellë Gazeta Metro.
‘Kasapi’ nga Kaçaniku, fillimisht thuhet se u zbulua nga shërbimet inteligjente ruse dhe serbe se ndodhej në qytetin e tij të lindjes në Kaçanik, por ai nuk u arrit të kapej pasi u arratis sërish në Siri.
Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2014 e kishte përfshirë Muhaxherin në listën e terroristëve.
Kjo gazetë greke, në këtë tekst për Muhaxherin përmend edhe ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili pas vrasjes së terroristit më famëkeq shqiptar, kishte shkuar për ngushëllime te familja.
Gjithashtu, aty përmendet edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziri i cili përmes xhamisë së qytetit kishte bërë njoftimin për vdekjen e Muhaxherit, dhe për hapjen e ngushëllimeve në familjen e terroristit.
Tutje, përveç kësaj, në gazeta greke Pro News shkruan se imami Neziri më pas kishte shkuar edhe në shtëpinë e Muhaxherit për të ngushëlluar familjarët e tij.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...