Lajme

Ky është vendimi për shkarkimin e sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 01 March 2021

Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, është shkarkuar të hënën nga detyra.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin e largimit  nga detyra të Bytyqit.

Në vendim thuhet se Izedin Bytyqi është shkarkuar nga detyra me vendim të ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi.

-Advertisement-

“z.Izedin Bytyqi lirohet nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së infrastrukturës” thuhet në vendim.

Gazeta Infokus ka mësur se sekretar i ri është emëruar punonjësi në këtë ministri, Zymer Abdullahu.

Ndryshe Izedin Bytyqi është emëruar në këtë pozitë më 20 shkurt të vitit të kaluar./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni vendimin:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera