Lajme

Ky është vendimi i PZAP-it që i jepte të drejtë KQZ-së për decertifikim të kandidatëve të dënuar

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 24 January 2021

Në vitin 2017, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i kishte dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk kishte lejuar kandidim e personave të cilët në 3 vitet e fundit ishin dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat.

Ky vendim i PZAP-it riaktualizohet sërish pasi që në këtë institucion janë paraqitur ankesat kundër vendimit të njejtë ndaj KQZ-së, që nuk certifikoi kandidatët e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë 3 viteve të fundit.

PZAP-i kishte vlerësuar se “pretendimet e parashtruesit të apelit janë të paqënsdrueshme dhe të pabazuara në igj, sepse neni 29 par.1 pika q) i LZP-së përcakton se cilido person, emri i të cilit paraqitet në listën votuese është i aftë për certifikim përveç nëse personi është shpallir fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”./ EO

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera