Lajme

Ky është vendimi i fundit nga MSH-ja për klubet e natës

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 12 July 2021

Me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, do të hapen edhe klubet e natës.

Njoftimin e ka bërë Oda e Hotelerisë së Kosoës sipas të cilëve klubet mund të punojnë deri në orën 01:00 pas mesnate .

E jo vetëm klubet, ky rregull i ri i cili hyn në fuqi të mërkurën vlen për të gjitha gastronominë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gastronomia deri të mërkurën do të punojë deri në orën 23:00 ashtu siç kanë qenë masat deri më tash./Gazeta inFokus/  

Njoftimi:

LAJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!

ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera