Sport

Ky është vendimi i FFK-së për Ismet Munishin

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 12 October 2017

Komisioni disiplinor i FFK-së ka marrë vendim që ta dërgoj në procedurë disiplinore trajnerin e Vëllaznimit, Ismet Munishi.

Munishi gjatë minutave shtesë në ndeshjen kundër Prishtinës është larguar nga fusha pas protestave në drejtim të gjyqtarit kryesor.

Ky është vendimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së:

-Advertisement-

Ndaj kryetrajnerit të KF Vëllaznimi, Ismet Munishi me nr ID 1170780813 (motivi- shkaku i fyerjes dhe sharjeve të rënda në drejtim të referëve e në veçanti të referit kryesor M.Bejtullahu si dhe ndaj organeve të FFK-së në min 90+ ku edhe largohet nga bankina por i njëjti edhe pse ishte i larguar nga bankina pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushe dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me fjalët më banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon deklaratë nga kryetrajneri I.Munishi në lidhje me largimin dhe sjelljet jo sportive dhe atë duhet ta deponojë në FFK deri ditën e premte në orën 12.00 sipas Rregullores Disiplinore, nenit 97.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera