Auto&Tech

Ky është vendi që është i ‘padukshëm’ në Google Maps

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 06 February 2024

Koreja e Veriut është një nga shtetet më sekrete në botë dhe një pjesë e madhe e saj nuk mund të shihet përmes Google Maps, ndryshe prej vendeve të tjera.

Përdoruesit e Google Maps nuk mund ta përdorin faqen e internetit për të parë pjesën më të madhe të vendit, që mbyll kontaktet me pjesën tjetër të botës.

Ndonëse nuk është e pazakontë që njerëzit dhe kafshët të mjegullohen në Google Maps në të gjithë globin, të vetmet detaje të Koresë së Veriut që mund të shihet në Google Maps janë emrat e qyteteve dhe maleve.

-Advertisement-

Rrugët shfaqen pa emra dhe shumë qytete dhe fshatra me pika përreth janë të paqarta.

Përdoruesit gjithashtu nuk mund të zmadhojnë pamjet dhe të shikojnë detajet e vendit. Zakonisht, përdoruesit mund të zmadhojnë pamjet tek vendet e tjera për pothuajse çdo rrugë në mbarë botën për të parë se si është dhe për të “ecur” nëpër këto rrugë.

Ekzistojnë shumë spekulime pse Koreja e Veriut është e “padukshme” në Google Maps.

Një shpjegim i mundshëm mund të jetë mbrojtja e privatësisë, kështu që vendi mund të fshehë lokacionet qeveritare ose ushtarake nga kërcënimet e mundshme.

Një spekulim tjetër mund të jetë edhe se Koreja e Veriut mund të fshehë kapacitetet e saj ushtarake, duke mbajtur të fshehtë llojet e teknologjisë që ka dhe vendndodhjet e ushtrisë së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera