Lajme

Ky është vendi me njerëzit më të vjetër në botë, ja pse jetojnë kaq gjatë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 29 May 2017

Vendi mund të mburret me martesat nga mosha 18, deri në 65 vjeç, ndërkaq si pjesë kurioziteti është ecja për kilometra të tërë brenda ditës të banorëve vendës.

Sekretet tjera të tyre janë më të vështira për t’u zbuluar.

Ikaria, në dukje nuk është shumë ndryshe nga ishujt e tjerë grekë, ose të themi, shumicës së Mesdheut. Është rreth 30 milje larg nga bregu turk, por njerëzit këtu jetojnë të paktën një dekadë më gjatë se sa mesatarja e vendeve të tjera, si Turqi, Monako, Itali, Spanjë, Francë, Greqi kontinentale, e lëre më në krahasim me SHBA-të ose vendet tjera të industrializuara.

-Advertisement-

Shumica e njerëzve të vjetër, janë jo vetëm aktiv fizikisht mirëpo edhe mendërisht të zgjuar.

Ikaria është vërtet vend i rrallë. Bashkohet me një pjesë të vogël të vendeve të tjera të quajtura ‘Zonat Blu’ ku njerëzit vazhdimisht jetojnë shumë më gjatë se fqinjët e tyre amerikanë dhe evropianë.

Këtu përfshihen: Okinawa, Japoni; Provinca Nuoro e Sardenjës, gadishulli Nicoya në Kosta Rika, Loma Linda në Kaliforni dhe Ikaria, Greqi.

Ikaria ka numrin më të madh të nëntëdhjetëvjeçarëve në planet – mirëpo si e arrijnë këtë? Rezulton se ata ndajnë disa ngjashmëri me kultura të tjera, edhe pse Zonat e Zeza janë përhapur në të gjithë planetin.

Gjërat që Ikarianët bëjnë për të qëndruar të rinj dhe jetësor, mund të jenë të habitshme, pasi nuk marrin një milion ilaçe, nuk kanë operacione të gjera, apo madje as nuk bëjnë ndonjë zakon të keq. Një nga nëntëdhjetë vjeçarët e Ikaria-s, i cili u intervistua nga National Geographic, ishte edhe një duhanpirës, transmeton lajmi.net

Ushqimi
Ikarët hanë shumë patate dhe fasule. Ata gjithashtu hanë një ton të zarzavateve të tjera duke përfshirë mustardë të zezë, luleradhiqe, miell i egër, cikor, kopër, chard, kale, mallow, madje edhe gjethet e freskëta rë bimës së kaperëve. Bimët e egra të ngrënshme përdoren shpesh edhe në gatim.
Ata gjithashtu besojnë se vera, gjumi dhe marrëdhëniet seksuale, ju ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe rritjen e kapacitetit mendor.

Ushtrimet fizike
Njerëzit e viteve 90’ta ecin kudo. Ata punojnë në kopshtet e tyre. Ata përdorin mjete dore. Aktiviteti i tyre fizik është i pavetëdijshëm, por bëhet çdo ditë dhe integrohet në jetën e tyre në mënyrë të përsosur, ndoshta do të qeshnin për të parë se çfarë bëjnë në palestër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera