Ky është vendi me temperaturën më të lartë në planet
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 19 July 2022
“Lugina e vdekjes” është vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta në të gjithë planetin. Ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Kaliforninë juglindore.
Kjo luginë shkretëtire mban atë që konsiderohet rekordi për temperaturën më të lartë në botë: 54,4 gradë (16 gusht 2020). Më parë, më 30 qershor 2013, ishin regjistruar 53,8 gradë.
Megjithatë, vlen të përmendet se në korrik të vitit 1931, në Tunizi u regjistrua një temperaturë prej 55 gradësh. Por, shifra nuk konsiderohet e besueshme nga shumë ekspertë, sepse mekanizmat matëse të kohës nuk kishin të njëjtin saktësi si sot.
“Lugina e vdekjes” u shpall Park Kombëtar në vitin 1994. Që atëherë, një milion njerëz e vizitojnë atë çdo vit për të soditur peizazhin e saj të shkretëtirës dhe për të provuar se si është të kalosh disa orë në vendin më ekstrem të planetit.
Është një vend ku nuk gjen dot hije, në të cilin, për shkak të nxehtësisë, teknologjia ka probleme serioze për të punuar. Prandaj, e vetmja mbështetje për të bërë turizëm në “Luginën e vdekjes”, është harta.
Vetëm 10 kilometra larg është Qendra e Vizitorëve Furnace Creek, ku më 10 korrik 1913 mërkuri arriti në 56,7 gradë. Megjithatë, ashtu si temperatura tuniziane e përmendur më sipër, kjo shifër nuk ka besueshmërinë për t’u konsideruar si më e larta e regjistruar ndonjëherë në botë.
Për ata që janë të interesuar të përjetojnë nga afër motin ekstrem të “Luginës së vdekjes”, në zonë janë të disponueshme hotele dhe restorante, madje edhe një pishinë ku mund të provoni të përballeni me nxehtësinë mbytëse të temperaturave më ekstreme në planet./A2CNN
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...