Fun & Video

Ky është vendi ku gratë lejohen të kenë nga disa burra (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 11 July 2017

Në Nepal zyrtarisht nuk iu lejohet grave të jetojnë në bashkësi me disa burra. Në Luginën Tsum (Lugina e Lumturisë), në Himalaje, poliandria është edhe më tutje e zakonshme, zbulon Titus Arnu, autori i librit “Tsum. Ekspedita e Himalajeve në Luginën e Lumturisë.

Gazeta Welt, në versionin e shkurtuar, ka publikuar një kapitull nga ky libër.

Chewang Droje dhe vëllai i tij më i madh Nima Dorje duken si hipserë nga qyteti i madh: mbajnë xhins, modele moderne flokësh dhe i kanë trupat të mirëmbajtur. Japin përshtypjen e 19 vjeçëve, e në të vërtet i kanë 27 dhe 28 vjet.

Kurrë nuk kanë zbritur më poshtë se fshati Kumling, në Luginën Tsum, në lartësi prej 2.400 metra në pjesën e Nepalit të Himalajeve.

-Advertisement-

“Këtu lartë kemi gjithçka na nevojitet për jetë: grurin, pataten, elbin dhe sojën, pak perime, bëjmë tsampa (ushqim tradicional nga drithëra të pjekura), kemi mjaftë kashtë për kafshë”, thotë Chewang gjatë pushimit nga lëvrimi.

Rrugica e pjerrët qon deri te shtëpia e tyre, jo larg nga hyrja në fshat”.

Këtu jetojnë me dy fëmijë, nënën, hallën dhe bashkëshorten Navachendu. Dy vëllezër ndajnë një grua, e fëmija e cilit është nuk është fare me rëndësi, transmeton gazetametro.net.

Vëllait të madh, djali pesëvjeçar i thotë “baba”, e tjetri për te zyrtarisht është “xhaxha”. Familja jeton në harmoni të përsosur. Djali luan me të dy vëllezërit, ndërsa Navanchedu buzëqeshë dhe i jep gji bebes.

Edhe pse banorët e Luginës së Lumturisë nuk kanë dëshirë të flasin për këtë, poliandria është praktikë e zakonshme këtu. Për shkak të ligjit, këto martesa nuk janë të regjistruara në komunë. Katmandu është disa ditë larg, ndërsa gjysma e popullatës së luginës nuk kanë as certifikatë të lindjes, e për pasaportë të mos flasim, zbulon autori.

Poliandria është futur nga arsyet praktike. Një burrë mund të punojë në fushë, gruaja i rrit fëmijët, punon në kopsht dhe përgatit ushqimin, ndërsa burri tjetër gjatë kësaj kohe shkon në punë, në ndërtimtari apo te fshatarët tjerë. Kështu që bashkëshortja dhe fëmijët nuk lihen vetëm, nëse një burrë shkon.

Përveç kësaj, në luginë nuk kishte mjaftë femra, sepse ishte zakon që vajza e dytë të dërgohet në manastir, që për vajzat ishte rasti i vetëm që të shkollohen.

Kjo traditë ka sjellë deri te teprica e meshkujve. Shanset që të njoftojnë ndonjë vajzë nga jashtë ishin të pakta, sepse jeta në klimë të ftohët dhe në izolim nuk ishte shumë tërheqëse.

Mungesa e grave, pak punë, shumë vëllezër të cilët kishin të drejtë në pronë i ka shtyrë shumë djem të ri të kërkojnë punë në Indi apo në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përveç kësaj, poliandria kishte funksionin e mjetit natyral kundër shtatzënisë: kur disa burra jetojnë me një grua, lindin më pak fëmijë, ndërsa numri dhe madhësia e pronës nga gjenerata në gjeneratë nuk ndryshon, sepse ndahet në mes të trashëgimtarëve.

Në familjen Dorje të dy burrat i kanë dhomat e veta, ndërsa gruaja flenë me beben. E çfarë ndodhë me obligimet martesore?

“Këtu duhet të jetë ndarja e barabartë. Asnjë nga dy burrat nuk guxojnë të kenë përshtypje se gruaja e do më shumë”, citon Arnu njërin nga banorët e luginës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera