Fokus

Ky është ushqimi i preferur i Fatmir Limajt

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 21 September 2019

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka treguar se ushqimet tradicionale përveç që i preferon shumë, ato e kthejnë edhe në shumë kujtime.

E këto ushqime, Limaj ka treguar se ka dëshirë kur i përgatit gruaja e agjës së tij, pasi thotë se janë sikur ushqimet nga duart e nënës.

“Unë e kam ende gruan e agjës, jeton akoma dhe shpesh herë ajo me qef mi përgatit ushqimet e duarve të nanës. Pitet, këto ushqimet tona tradicionale. Kështu që me kënaqësi, bile bile ulum e bëjmë shumë muhabete me të sepse është i vetmi kujtim që e kemi ne me vëllezërit, prandaj na kujton shumë, na kthen në historinë e familjes. Sepse siç e dini edhe baba edhe nana edhe agja kanë vdekur, i vetmi njeri që e kemi në shtëpi është gruaja e agjës”, ka thënë Limaj prodhimin televiziv të Gazetës inFokus, emisionin n’Konak. /Gazeta inFokus

 

Të tjera