Sport

Ky është urimi i portierit të kombëtares së Kosovës pasi Prishtina e fitoi titullin kampion

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 16 May 2021

Skuadra e Prishtinës është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2020/2021 një xhiro pa përfunduar kampionati, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit e kanë mposhtur në udhëtim Gjilanin me rezultat 1-2 dhe me 78 pikë e kanë fituar titullin kampion për herë të 11-të në histori të klubit.

Iu janë dashur 8 vite pritje ‘bardhekaltërve’ për tu shpallur kampion.

-Advertisement-

E menjëherë pasi Prishtina u konfirmua kampione e re, ka reaguar edhe portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Beka, i cili deri në sezonin e kaluar ishte pjesë e kryeqytetasve.

Bekaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook i ka uruar ish-bashklojtarët e tij dhe tifozët për triumfin në Superligë.

Portieri aktuali i Tiranës i ka dëshiruar ish-skuadrës së tij suksese në Evropë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera