Lajme

Ky është udhëtimi i radhës i Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 06 June 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Britani të Madhe, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Në këtë njoftim thuhet se gjatë qëndrimit atje, Kurti do të takohet me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

-Advertisement-

“Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss. Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge”, thuhet në njoftimin për media.

Kujtojmë që kryeministri Kurti ishte kthyer javën e kaluar nga Amerika pas  një vizite tre javore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera