Sport

Ky është trajneri më i dobët në Champions League, statistikat e tij janë tmerr i vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 28 November 2019

Champions League mund të përkufizohet si një garë e frikshme dhe e mallkuar për Rudi Garcian.

Trajneri i Lyonit, me humbjen e pësuar të mërkurën kundër Zenitit, ka vendosur një rekord negativ. Statistikat e tij në garën më të rëndësishme evropiane në konkurrencën e klubeve janë një makth i vërtetë.

Në 27 ndeshje të luajtura në drejtim të Lilles, Romës dhe Lyonit, Garcia ka regjistruar një mesatare pikësh për ndeshje të barabartë me 0.85.

-Advertisement-

Asnjë trajner, me të paktën 20 ndeshje në Champions, nuk ka një mesatare kaq të ulët. Për momentin, francezi mund të përkufizohet si trajneri më i keq i kësaj gare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera