Sport

Ky është topi zyrtar me të cilin do të luhet tani e tutje në Ipko Superligë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 23 October 2018

Federata e Futbollit e Kosovës për të siguruar një top unik për zhvillimin e ndeshjeve kampionale ka shërndarë nga 10 topa klubeve të IPKO Superligës dhe nga pesë topa klubeve të Ligës së Parë.

FFK ka vendosur tu ofrojë klubeve topin zyrtarë të kampionatit botëror “Rusia 2018” i cili është quajtur “Telstar 18”.

Tani e tutje në të gjitha ndeshjet e Superligës do të kemi vetëm një top zyrtar dhe klubet janë të detyruar ti luajnë të gjitha ndeshjet me këtë top.

-Advertisement-

Por çfarë topi është “Telestar 18”?

“Telstar 18” është një rikompozim i “Telstar”, topi i parë i prodhuar nga “Adidas” për Kampionatin Botëror të Futbollit të luajtur në vitin 1970, në Meksikë, shkruan Gazetasheshi.com.

Sikurse shpjegojnë dizenjatorët e këtij topi, përvec logos së sponsorit teknik “Adidas”, mbi të është vizatuar edhe logoja zyrtare e organizimit.

“Telstar 18” evokon kujtime të paharrueshme të Botërorit 1970, ku ishin protagonistë emra të mëdhenj të futbollit si Pele, Gerd Muller, Giacinto Facchetti, Pedro Rocha apo Bobby Moore.

Ska më laramani, tani e tutje me një top zyrtar!

Një lajm shumë i mirë për futbollin kosovar dhe sidomos për futbollistët që tani e tutje nuk do të kenë problem me adaptimin e topave të ndryshëm në secilën ndeshje.

“Telestar 18” është njëri nga topat më modern në qarkullim në botën e futbollit dhe sigurisht se do u krijojë komoditetin futbollistëve brenda fushës lojës, shkruan Gazetasheshi.com.

Klubet kosovare duhet të kenë kujdes edhe në stinën e dimrit, pasi që duhet të luajnë me këtë model të topit, i cili gjithsesi se duhet të jetë me ngjyrë të kuq dhe jo një “maskim” i topit të bardhë me “sprej” të kuq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera