Ky është terrorizëm dhe po iu merr jetën shqiptarëve!!!
Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 23 June 2017
Në Shqipëri tashmë është dhënë alarmi për modifikimin dhe manipulimin e produkteve bujqësore. Sipas mediave atje, ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqipërisë është terrorizëm i mirëfilltë.
“As më shumë e as me pak, krim kundër njerëzimit. Fiks Fare vërtetoi dje se si të gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone në sasi të pakontrolluara”, shkruan Tema.
Shtohet pyetja se sa janë të pranishme në tregun kosovar këto produkte? A kontrollohen nga Agjencia e Ushqimit? A ka laborator AUV-ja për kontrollimin e cilësisë? A dinë çfarë konsumojnë kosovarët? Etj etj.
Pjesa tjetër nga teksti i botuar në Tema të Shqipërisë
Rezultati? Në dekadën e fundit vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare janë dhjetëfishuar.
Sëmundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vdes e re. Arsyeja kryesore, është pikërisht masakra që ndodh me ushqimet. Por nuk është e vetmja.
Një miku im doktor me tregonte se si shoqëria shqiptare po hyn në depresion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet se është pikërisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet. Këta po shfarosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kriminale, janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqësore.
Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje drastike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gjenetik në botë, ndërsa shqiptarët kavie në duart e disa injorantëve të babëzitur, që nuk njohin asnjë limit. Ligji duhet të ndryshojë urgjentisht. Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo hormoneve në produktet ushqimore duhet të kriminalizohet.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sot pjesë e tepsisë, siç e thotë vetë qeveria, duhet të forcohet dhe të marrë atribute ekstra ligjore.
Çdo fushë apo njësi bujqësore prodhuese duhet të jetë subjekt i inspektimeve të papritura. Në ato fusha ku konstatohet përdorim i substancave të dëmshme, përgjegjësit duhet të shkojnë pas hekurave më dënimet ekzemplare.
Nuk mund të tolerohet më. Ky është terrorizëm. Probabiliteti që dikush të sëmuret dhe të vdesë nga ushqimet në Shqipëri është mijëra herë më i lartë se sa të vdesë në një sulm terrorist. Llogaritë bëhen vetë. /Klodian Tomorri
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...