Auto&Tech

Ky është telefoni më i madh në vitin 2017

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 20 May 2017

Prodhuesi kinez Xiaomi nuk është i papërvojë kur është në pyetje ndërtimi i telefonave të mëdhenj.

Përkujtojmë Xiaomi Mi 6, i cili ishte telefon me stil me çip Snapdragon 835 dhe me kamerë të dyfishtë, ndërsa tash Xiaomi është i gatshëm të prezantojë telefonin gjigant  Mi Max 2 me ekran 6,44 inç dhe bateri prej 5000 mAh.

Xiaomi Mi Max 2 do të jetë telefoni më i madh i lansuar deri më tash për këtë vit.

-Advertisement-

Tash për tash nuk dihet se kur ai do të jetë në tregun evropian. Xiaomi Mi Max 2 do të jetë telefon i klasës së mesme. Pritet të vijë në dy versione, njëri me çip Snapdragon 625 dhe tjetri me çip të ri Snapdragon 660.

Prezantimi zyrtar i telefonit do të bëhet më 25 maj, kur do të dihen të gjitha detajet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera