Sport

Ky është talenti kosovar që mahniti gjigantin turk (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 06 July 2019

E ardhmja e futbollistit të ri nga Prishtina, Eris Thaqi duket e ndritur.

19-vjeçari, i cili deri sezonin e fundit luante për skuadrën e Ramiz Sadikut, ka mahnitur zyrtarët e skuadrës së famshme turke, Istanbulspor, në provat që ishte tek ky klub, shkruan Gazeta inFokus.

Thaqi që luan si mesfushor ka marrë vlerësime pozitive nga klubi turk, i cili tashmë ka shprehur interesimin që ta ketë atë si pjesë të skuadrës.

-Advertisement-

Megjithatë ai në një prononcim për Gazetën inFokus ka treguar se është në dyshime për të ardhmen.

 

 

“Provat në Istanbulspor shkuan shumë mirë, kalova 7 ditë të mrekullueshme në kampin e klubit ku edhe u provuam. Pas këtyre ditëve mora një lajm shumë të mirë nga kryetrajneri i ekipës së parë, që isha përzgjedhur të vazhdoj me Istanbulsporin, kështu që vitin e parë të luaj për moshat U-19, pasi lejohet të ketë dy lojtarë deri në 21 vjet dhe pas një sezoni të futem në ekipin e parë. Ofertën e kam në tavolinë, mbetet të shihet”, ka thënë ai.

Thaqi tregon se gjithashtu është në bisedime me njërin prej klubeve nga Superliga e Kosovës.

“Kam disa oferta nga klubet e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës, ku njëri klub edhe njihet që zhvillon dhe transferon talente në Evropë. Mbetet të shihet se a do të jem në Kosovë apo jashtë”, thekson mesfushori i talentuar.

Aftësitë e Thaqit me topin, kanë bërë që shumë skuadra të kenë dëshirë që ta kenë pjesë të tyre. /Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera