Sport

Ky është talenti i Arsenalit që po ‘çmend’ anglezet (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 25 January 2020

Klubi i Arsenalit është duke kaluar periudhën më të dobët viteve të fundit në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

“Topçinjtë” kanë pasur probleme me rezultate në këtë sezon, ndërsa me ardhjen e trajnerit të ri, Mikel Arteta, është rikthyer shpresa të kampi londinez.

Përkundër krizës, diçka e mirë po ndodhë të skuadra e famshme angleze.

-Advertisement-

Është futbollisti 18 vjeçar, Gabriel Martinelli ai i cili po merr vëmendje të madhe kohëve të fundit në Angli.

Lojtari që erdhi nga liga e katërt e Brazilit ka impresionuar me paraqitjet e tij në fanellën e Arsenalit.

Ai ka arritur që në këtë sezon ti realizoj plot 10 gola dhe ti bëjë 3 asistime në 23 ndeshje të zhvilluara.

Por, duhet veçuar se braziliani në shumicën e ndeshjeve është futur në lojë nga banka rezervë.

Ndryshe, Martinelli ndoshta është gjëja me e mirë e Arsenalit deri me tani në këtë sezon./Gazeta inFokus/

Image result for gabriel martinelli

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera