Sport

Ky është stadiumi ku do të luhet Superkupa e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 22 January 2021

Finalja e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës luhet nesër në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo është hera e parë në histori të futbollit vendor që një ndeshje e tillë të luhet jashtë vendit.

Takimi do të zhvillohet në qendrën sportive në Mardan, ndërkaq të dyja skuadrat po vazhdojnë fazën përgatitore në Antalia.

-Advertisement-

Përballja luhet nesër në ora 12:00, sipas kohës së Kosovës, kurse në ora 14:00 sipas asaj të Turqisë.

Më poshtë gjeni stadiumin ku do të luhet ky ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera