Kulturë

Ky është skulptori nga Kosova, veprat e të cilit janë të pranishme në mbi 10 shtete të botës

Autori: Ermirë Berisha 22:42 | 02 September 2022

Skulptori nga Kosova, Butrint Morina, tashmë është certifikuar si skulptor ndërkombëtar, ku veprat e tij gjenden në mbarë botën, shkruan Gazeta inFokus.

Morina për emisionin N’Konak me Islam Morinën, është shprehur se veprat e tij janë vlerësuar lartë ku më shumë se 10 shtete mbajnë të ekspozuara veprat artistike të tij.

“Janë mbi 10 shtete të botës ku gjinden projektet e mia, dhe po ashtu jam i certifikuar nga një shoqatë e simpoziumeve të skulpturës shoqatë ndërkombëtare e cila certifikon skulptorët në bazë të vendosjes së veprave të tyre në shtet e ndryshme të botës dhe un jam i certifikuar si skulptor ndërkombëtar mes kësaj shoqate”, ka thënë skulptori Morina./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera