Lajme

Ky është shteti i parë që ka vaksinuar të gjithë popullsinë

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 14 May 2021

Qeveria e Republikës së Nauru pretendon se ka vaksinuar të gjithë popullsinë e saj ndaj Covid-19, duke u bërë kështu shteti i parë që ka bërë diçka të tillë.

Madje, ka vaksinuar edhe shtetas të huaj që kanë hyrë në ishull.

Lexo Edhe:
Mrekulli apo mashtrim? Shkencëtarët hetojnë letrën e hedhur në det pak orë para tragjedisë së Titanikut
Nauru është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej rreth 10 000 personash. Vetëm Vatikani është shteti me më pak popullsi sesa Nauru. Gjithashtu, është shteti i tretë më i vogël në botë, pas Vatikanit dhe Monakos.

-Advertisement-

“E urojmë grupin që është marrë me vaksinimin për këtë rekord botëror dhe të gjithë banorët që kanë kontribuar që Nauru të jetë një vend i lirë nga Covid-19”, lexohet në komunikatën e qeverisë./A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera