Sport

Ky është shqiptari i parë që do të garoj në NBA

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 20 November 2020

Garës më të lartë të basketbollit në botë, NBA, do t’i shtohet një shqiptar për herë të parë në histori, shkruan Gazeta inFokus.

Deni Avdijaj ëshë basketbollisti që do të jetë pjesë e këtij niveli.

Avdijaj u lind në Izrael, ku edhe nisi karrierën e tij në klubin Makabi tel Aviv.

Babai i tij, Zufer Avdijaj, ka lindur në Prishtinë dhe ka qenë poashtu basketbollist profesionist, madje ka luajtur për ish- Jugosllavinë dhe Crvena Zvezdën.

Deni përfaqëson kombëtaren e Izraelit dhe zgjedhja e tij nga Ëizards për të vazhduar karrierën ka ngjallur shumë reagime.

“Izraeli nuk i ka dhënë shumë lojtarë NBA-së dhe do të jetë nder i madh që e përfaqësoj vendin tim. Jam i ngazëllyer dhe dëshiroj ta përmirësoj lojën time”, është shprehur Avdijaj pas përzgjedhjes për NBA./Gazeta inFokus/

Të tjera