Lajme

Ky është shqipëtari më i fortë në botë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 10 June 2019

Në fëmijëri ai ka qenë një djalë i shëndetshëm dhe i pafuqishëm, sot është 18 vjeçari më i fortë në Shqipëri.
Ky është Rei Lleshin nga Tirana.
Një javë më parë ai u shpall fitues në kampionatin e forcës në Kategorinë e të rinjve.

“Pesha maksimale 250-260, në kampionat kapa 600 kg në total në tre ushtrime shtag shtri, skuot dhe një tjetër ushtrim”, sqaron Lleshi.
Kupa, medalja dhe certifikata sot janë krenaria e tij.
Për të arritur në këtë rezultat minimalisht i duhen 4 orë stërvitje në palestër dhe një dietë ushqimor e pasur me proteina. Ku vetëm mëngjesi nis me 6 kokrra vezë.

“Dita nis me 6 vezë në mëngjes të bardha sepse kanë më shumë proteinë, energji. Vaktet e tjera çdo dy orë ku mishi, fileto e pulës përfshihet në të 5 vaktet. Kostoja ditore shkon tek 30-40 mijë lek të vjetra”
Ëndrra e të riut nga Tirana është të jetë pjesë e sportit Strongs Men, ose siç njihen ndryshe si sporti i meshkujve më të fuqishëm të botës.

-Advertisement-

”Mund të futem për Strong Men tek njerëzit me të fuqishëm, tërheqje kamionësh, goma, gurë shumë të rëndë”, tregon i riu.
“Nuk ke frikë mos pësosh ndonjë incident?”, e pyet gazetarja.
“Peshat kanë rrezikun e vet, por duhet sa më shumë kujdes dhe teknikë. Unë 24 orë të ditës ia përkushtoj këtij sporti”, thotë 18-vjeçari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera