Sport

Ky është shënuesi i fundit në Superligën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 27 March 2020

Superliga e Kosovës në futboll është pezulluar që nga 13 marsi, datë në të cilën u shënuan rastet e para në vend me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Ende nuk dihet se kur do të rinis futbolli kosovar, drejtuesit e FFK-së besojnë se një gjë e tillë do të ndodhë në pjesën e dytë të muajit prill.

Deri me tani, janë zhvilluar 22 xhiro në Superligë, dhe kanë mbetur për tu luajtur edhe 11-të javë, e ku më pas do të përcaktohet kampioni, skuadrat që do të marrin pjesën në Evropë dhe ekipet që do të bien në Ligën e Parë.

-Advertisement-

Futbollisti që ka shënuar golin e fundit në elitën e futbollit kosovar, është Mirlind Daku i Ballkanit.

Daku shënoi në minutën e 89-të në humbjen e Ballkanit si mysafir i Flamurtarit 2:1 dhe që nga ajo ditë, më nuk është luajtur asnjë ndeshje në futbollin e Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera