Ky është rezultati përfundimtar nga referendumi në veri pas numërimit të votave me kusht
Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 22 April 2024
Tashmë janë numëruar edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, pas referndumit të mbajtur të dielën në katër komunat veriore të Kosovës.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nuk ka ndonjë ndryshim me numrin e përgjithshëm të votave që janë prezantuar të dielën në orën 19:30.
“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ndërsa sipas rezultatit të së dielës pas mbylljes së qendrave të votimit nga KQZ-ja deklaruan se pati gjithsej 253 votues në të gjitha komunat.
“Në Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Pra nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar dhe nuk është arritur 50% plus 1 i domosdoshëm, prandaj u konstatua se iniciativa e qytetarëve për largimin e kryetarëve dështoi.
Kujtojmë se për të qenë referendumi i sukseshëm është pritur që të dalin në votime të paktën 50% e qytetarëve me të drejtë vote plus një, dhe në këtë rast komunat në veri do të shkonin në zgjedhje të jashtëzakonshme./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...