Kulturë

Ky është regjisori që xhiroi dy filma për 10 ditë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 05 December 2018

Regjisori kosovar Ben Apolloni ka përfunduar xhirimet e dy filmave të metrazhit të shkurt, filmit “Ombrella” dhe filmit “Bebja” brenda një periudhe kohore prej 10 ditësh.

Xhirimet e filmit “Bebja” janë realizuar në Shkup dhe kanë zgjatur dy ditë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të xhirimeve të këtij filmi Apolloni u kthye në Prishtinë për të vazhduar me xhirimet e filmit “Ombrella” të cilat zgjatën katër ditë.

-Advertisement-

Regjisori Apolloni përmes një postimi në Facebook ka falënderuar gjithë stafin pjesëmarrës në xhirimet e këtyre filmave.

“Nuk e di nëse këta dy filma do të jenë Master piece apo piece of shit, por e di që përvoja gjatë këtyre ditëve më ka bë me mësu shumë rreth filmbërjes. Faleminderit të gjithë juve që më ndihmuat të fluturoj këto ditë! Sepse kur bëj filma unë ndihem shumë high” shkroi Apolloni në Facebook.

Gjithashtu gjatë këtij viti Apolloni ka realizuar edhe katër shfaqje në teatro brenda dhe jashtë vendit.

Shfaqja “Natë Misterioze” që u shfaq në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, shfaqja “Këngëtarja Leshatuke” në Teatrin në themelim të Kaçanikut, shfaqja “Kur Hana Del” në teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj dhe shfaqja “Plaçkitësit” e shfaqur në Kumanovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera