Sport

Ky është reagimi i Xhakës kur pyetet nëse do ta festojë me shqiponjë golin ndaj Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 02 July 2018

Shqiponja e shqiptarëve vazhdon të jetë e diskutuar në botërorin e Rusisë.

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, që ka festuar me shqiponjë golin e shënuar në fitoren ndaj Serbisë, ka qenë cak i pyetjeve para ndeshjes me Suedinë.

Xhaka është pyetur nga gazetarët në konferencë për shtyp nëse do ta festonte me shqiponjë një gol të mundshëm ndaj Suedisë.

-Advertisement-

25 vjeçari që është me prejardhje nga Kosova, i është shmangur kësaj pyetje.

Pas kësaj, Federata e Futbollit të Zvicrës nëpërmjet një përfaqësuesi të saj ndërhyri më pas në konferencën e shtypit duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera