Lajme

Ky është reagimi interesant i babait të Sabri Fejzullahut kur kuptoi se ai po merrej me muzikë

Autori: Hateme Smajli 23:16 | 26 January 2020

Sabri Fejzaullahu këngëtari i dashur për shqiptarët, tregon se cila ishte kërkesa e babait të tij kur ai e mori vesh se djali i tij kishte filluar të merrej me muzikë.

Këngëtari në një rrëfim ekskluziv për emisionin N’Konak të gazetës inFokus rrëfen se ai në vend të babait për shfaqjet e tij në shkollë ftonte vëllain e tij më të madh.

Sipas Fejzullahut kjo ndodhte sepse babai i tij ishte gjithmonë i zënë duke u marrë me punë për të mbajtur familjen.

-Advertisement-

“Përjetimi më interesant që më ka mbet ka qenë në klasën e katërt të shkollës së mesmeerdh vëllau im imadhi se më thoshte profesori thirrni prindërit me ardh në festa se duhet em qenë edhe dikush prej prindërve dhe unë e thira vëllaun e madh sepse babai u merrke me ara me tokë me punë për më gjallnue. Nana jem ska ardh kurrë s eska dal kurrë qetu ka vdek ska dalë si me thanë as ska ditë me shku nana jem te motra jem pa dikën. Kshtu ka qenë ajo kohë.

Por cili ishte reagimi dhe kërkesa e babit të tij e tij kur kuptoi që djali kishte filluar të merrej me muzikë?

Ai tregon se babai i tij i kishte kërkuar që të këndonte vetëm me çifteli apo me sharki dhe të mos këndonte këngë të huaja, shkruan gazeta inFokus.

“Në shkollën e mesme erdh vëllai jem dhe unë e këndova një këngë që ka qenë në atë kohë e njohur pak a shumë e Domeniko Modunjosnë gjuhën italiane. Shkuam në shpi dhe tha vëllai mirë po mesojke babë i kish notat e mira po ka këndu. Dhe baba menjëherë reagoi se veq shkijët këndojnë ksi farë muzike vend se me këndu me qifteli a me sharki. I thashë po babush ti po thu me ec na me u shkollu. Po unë stë kam thanë më u ba dreq po unë të kam thanë si njeri me knu jo kshtu. E këtë kurrë se harroj. Deri në vitin 70 ai nuk u pajtua dot që unë të merrem me muzikë”, rrëfen ai N’Konak./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera