Sport

Ky është reagimi i Zidanës pas vdekjes së Maradonës

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 26 November 2020

Diego Armando Maradona, mbrëmë ka shokuar të gjithë pasi vdiq në moshën 60 vjeçare, shkruan Gazeta inFokus.

Pas vdekjes së legjendës së Argjentinës kanë reaguar shumë futbollist dhe trajner, e ndër ta edhe tekniku i real Madridit, Zinedin Zidane.

Zidane e ka vlerësuar lartë Diegon, duke thënë që ajo që ai bënte në fushë ishte unike.

-Advertisement-

Të gjithë jemi të trishtuar për të dhe familjen e tij. Nuk janë vetëm ata në futboll, sepse të gjithë në botë e adhuronin Maradonën. Gjithmonë e kam atë në mendje sepse isha 14 vjeç në vitin 1986 (Botërori i Meksikës), kështu që ajo që pashë të bënte në fushë ishte unike”, u shpreh Zidane./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera