Sport

Ky është reagimi i Xherdan Shaqirit pas fitores ndaj Watfordit

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 14 December 2019

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premierligë.

‘The Reds’ të shtunën kanë triumfuar në ‘Anfield Road’ ndaj Watfordit me rezultatin 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili realizoi dy gola fantastik për tri pikë të radhës për Liverpoolin.

-Advertisement-

Në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Shaqa luajti 70’ minuta dhe tregoi se ai e meriton të luajë më shumë.

Pas ndeshjes kosovari ka reaguar rreth fitores se arritur.

“Fitore e rëndësishme sot! Ju lumtë djema”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij zyrtar në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera