Sport

Ky është reagimi i Florian Markut në facebook pas shpalljes kampion bote

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 25 September 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, mbrëmjen e së shtunës e ka shkruar historinë, pasi është shpallur kampion bote në kategorinë IBF për pesha të mesme, shkruan Gazeta inFokus.

Marku ka triumfuar me vendimin e gjyqtarëve ndaj boksierit ukrainas, Maxim Prodan.

Ai fitoi me vendimin e gjyqtarëve, pasi 10 rundet e zhvilluara në Londër nuk prodhuan nokaut.

-Advertisement-

Pas shpalljes kampion bote, Florian Marku, ka bërë një reagim në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Marku i ka falënderuar të gjithë për mbështetje, teksa është shprehur shumë i lumtur me fitimin e titullit të parë.

“Ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen qe me keni dhene gjate gjithe kesaj kohe dhe ne fund erdhi shperblimi  duke fituar titullin IBF . Jam shum i lumtur qe e fitova titullin tim te pare qe e kisha pritur me kohe. Nuk kam fjale ta pershkruaj kete ndeshje . Jam shum i lumtur ky esht fillimi tani fillon cdo gje”, ka shkruar Marku.

Meçi mes Marku dhe Prodanit u zhvilluar në stadiumin e skuadrës së Tottenhamit në Londër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera