Sport

Ky është reagimi emocionues i babait të Milot Rashicës, pasi i biri i tij u transferua në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 22 June 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij prej futbollisti, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica ka arritur marrëveshje me klubin e Norwich Cityt, që sezonin e ardhshëm do të luaj në Premierligë.

Pas transferimit të vushtrriasit në Angli ka reaguar babai i tij, Nexhmedin Rashica, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook i ka uruar fat djalit të tij.

“Suksese në aventurën e re në Premierligë, djali im Milot Rashica”, ka shkruar Nexhmedini.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pas tri vite e gjysmë futbollisti nga Vushtrria vendosi që të largohet nga Werder Bremeni.

Ai nënshkroi kontratë 4 vjeçare me klubin e ri dhe Norwichi City i ka paguar Werder Bremenit plotë 11 milionë euro për shërbimet e tij.

Miloti është bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë i Kosovës, pas Vedat Muriqit, i cili ishte transferuar për 20 milionë euro te Lazio nga Fenerbahçe./Gazeta inFokus/

Të tjera