Ky është reagimi i deputetes së VV-së ndaj deklaratës së MIE-së për letrën e Kurtit
Autori: Gazeta inFokus
22:41 | 09 Mars 2018
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrisë së Integrimeve Evropiane ndaj letrës së liderit të VV-së, Albin Kurtit për të cilën nuk e cilësuan si opsion të duhur që mundëson zgjidhje të demarkacionit. Pacolli përmes një shkrimi të gjatë ka folur lidhur me këtë çështje.
Ajo ka përmendur faktin se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë përsëritur tashmë se për liberalizimin e vizave duhet përmbushur dy kritere, transmeton Indeksonline.
Pacolli thotë se “qytetarët nuk kanë nevojë për konferenca e diskutime teorike por duke lexuar tutje reagimin e kupton arsyen pse kjo Ministri nuk dëshiron që të ketë debat të hapur dhe diskutim të sinqertë me qytetarët”, ka thënë ajo.
Shkrimi i plotë i Pacollit:
Ngutia për të ratifikuar ‘demarkacionin’ me Malin e Zi dhe hezitimi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
Ministria për Integrime Evropiane, në reagimin e saj ndaj letrës publike që Albin Kurti i ka dërguar kryemistrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj, po vazhdon të gënjejë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në reagimin që i ka dëguar mediave Ministria ka gënjyer disa herë.
Fillimisht shkruan se si “qytetarët nuk kanë nevojë për konferenca e diskutime teorike por duke lexuar tutje reagimin e kupton arsyen pse kjo Ministri nuk dëshiron që të ketë debat të hapur dhe diskutim të sinqertë me qytetarët.
Ministria gënjen qytetarët kur shkruan se kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është i përmbushur dhe se ratifikimi i demarkacionit duhet të ndodh sa më shpejt që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave, përderisa zyrëtarë të lartë të Bashkimit Evropian vazhdojnë të theksojnë se nuk do të ketë viza pa përmbushur kushtin kryesor që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, në konferencën e organizuar nga KFOS para disa ditëve, ku ishte e pranishme edhe ministrja znj. Dhurata Hoxha, tha se “për të fituar liberalizimin e vizave Kosova duhet të përmbush kushtin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Eurodeputetja Tanja Fajon ka theksuar se “procesi i liberalizimit do të filloj vetëm në momentin kur të plotësohen të dy kushtet”.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker atë ditë kur ishte në vizitë zyrtare në Prishtinë tha se “Kosova duhet të luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse edhe ky është kusht për liberalizimin e vizave” .
Përveç zyrëtarëve evropian edhe Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli pranon se “luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter për liberalizimin e vizave, ende nuk mund të konsiderohet i përmbushur”.
Ministria nuk e thotë të vërtetën edhe kur shkruan se “është krijuar një mjedis ligjor në përputhje me standardet Evropiane dhe kemi ofruar resurset financiare për sistemin e drejtësisë.” Raportet ndërkombëtare konstatojnë se “korrupsioni mbetet i përhapur në shumë sfera dhe vazhdon të mbetet problem serioz …efikasiteti i hetimeve vazhdon të pengohet nga ndërhyrjet politike” (Progress Report, 2016) dhe se “Kosova ka problem serioz me korrupsionin” (Transparency International, 2017).
Liberalizimi i vizave nuk do të ndodh edhe nëse bëhet ratifikimi i demarkacionit. Liberalizimi i nuk është një process i thjeshtë. Ky proces varet nga të gjitha shtetet anëtare të cilat me votat e tyre mund t’a bllokojnë liberalizimin e vizave për Kosovën edhe pas ratifikimit të demarkacionit.
Miratimi i liberalizimit të vizave varet kryesisht në përbushjen e kushtit themelor – luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Vendimi i shtetet anëtare varet shumë edhe nga gjendja e rëndë ekonomike , papunësia dhe shkalla e lartë e migrimi. Sipas Gallup International shkalla e popullsisë që dëshiron të shpërngulet nga Kosova është rritur vazhdimisht që nga viti 2008 dhe në bazë të monitorimit për vitin 2017 rreth 34% e populllsisë po të kishin mundësi menjëherë do të iknin nga Kosova drejt Evropës. Kjo padyshim do ta përcaktoj vendimin e shteteve anëtare.
Është shumë e rëndësishme që qytetarëve t’i tregohet e vërteta!
Askush nuk mund të garantojnë se vota e shteteve anëtare do të jetë për liberalizimin e vizave e sidomos kur në BE me shpejtësi po ngjiten në qeverisje partitë e ekstremit të djathtë të cilat kanë qëndrim negativ ndaj Kosovës. Gjasat që edhe këtë vit të mos ketë heqje vizash janë më të mëdha sesa që të ketë.
Pse e gjithë kjo nguti për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi kur Kosova ende nuk ka bërë hapa të domosdoshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar?
Le ta bëjmë njëherë korrigjimin e demarkacionit pastaj ratifikimin dhe ndërkohë, e plotësojmë edhe kriterin për luftimin e korrupsionit e krimit.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...






























