Ky është raporti ekskluziv që e çoi në shtëpi Bordin e Telekomit (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 19 February 2020
Asnjë skenar nuk e shpëton Telekomin e Kosovës nga falimentimi. Kështu e thotë raporti i performancës së ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës, në të cilin u bazua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur vendosi ta shkarkoi bordin e kësaj ndërmarrjeje.
Gazeta inFokus ka siguruar një kopje të këtij raporti, i cili tregon se arsyeja kryesore e shkatërrimit të ndërmarrjes është numri i madh i të punësuarve pa ndonjë kriter dhe nevojë.
Raporti përfshinë periudhën e vitit 2018 dhe krahasimin me vitin 2017. Në bazë të të dhënave, shihet se deri në dhjetor të vitit 2018 numri i të punësuarve në Telekom ishte 2,289 punëtor, shkruan gazeta inFokus.
“Një kombinim i jo efikasitetit lidhur me numrat e fryrë të stafit dhe rritjes së konkurrencës nga operatori i dytë më i madh i telefonisë mobile në Kosovë IPKO, shihen si faktorët kryesorë që kontribuojnë në këtë përkeqësim të gjendjes financiare”, thuhet në raportin, i cili është i bazuar në raportin e auditimit të jashtëm dhe punës së vetë ndërmarrjes.
Të gjithë treguesit e profitabilitetit dhe rrezikut financiar sipas këtij dokumenti janë përkeqësuar nga viti 2013.
“Fitimet kanë rënë për 140 për qind gjatë kësaj periudhe, me humbje gjatë katër viteve të kaluara me radhë, gjë që teknikisht e definon këtë kompani si ekonomikisht të paqëndrueshme. Raporti i borxhit ndaj ekuitetit në vitin 2016 ka tejkaluar pragun prej 40 për qind dhe prej atëherë vetëm është përkeqësuar”, thuhet në raport.
Krejt kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së pa kontrolluar të numrit të të punësuarve dhe kontratave të panevojshme për Telekomin, duke pamundësuar investimet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e ndërmarrjes dikur më profitabile në vend, shkruan gazeta inFokus.
“Rritja e kostove të stafit e pamundëson shpenzimin aq të nevojshëm në investime i cili do të mund të zvogëlonte kostot operative”, thuhet në raport për të cilin inFokus ka raportuar disa herë.
Një dështim i madh, i cili i atribuohet menaxhmentit të ndërmarrjes
“Telekomi i Kosovës”, në bazë të vlerësimit të performancës është edhe rënia e numrit të konsumatorëve.
Sipas raportit, edhe pse mbulueshmëria është e lartë, numri i konsumatorëve është në rënie.
“Ashtu siç shihet në tabelë, numri i konsumatorëve të telefonisë mobile për periudhën e vitit 2018 më i ulët se viti paraprak”, thuhet në raport./gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...