Lajme

Ky është qyteti i Kosovës që fle mbi ar

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 17 December 2017

Vetëm disa ditë para se Kosova ta shpallte pavarësinë, përfaqësues të “Rio Tinto” (Lydian International), kanë njoftuar se në Rahovec kanë zbuluar rezerva të reja të arit, me një mesatare prej 1.87 gram ari për një ton mase të mineraleve, e cila shkon deri në 7.97 gram, por edhe pa këtë vlerësimet sugjerojnë se gjetjet e shtatë mineraleve strategjike (plumb, zink, argjend, nikel, mangan, molibden dhe bor) në Kosovë kanë një vlerë prej 1.000 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS).

Siç shkruan B92, PUPS, ka përmendur këtë zbulim si argument, me rastin e mesazheve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për punëtorët e Trepçës se “derisa të jetë Serbia, Trepçën askush nuk do t’ua grabis”, se nuk ka asnjë ofertë që do ta bëjë Serbinë të kalojë “vijën e kuqe” dhe të heqë dorë nga prona e saj në Kosovë, raporton Telegrafi.

PUPS thekson se Kosova, para 105 vitesh, pas disa shekujsh, “është kthyer në shtëpi”, kurse “Serbia është kthyer në vendlindjen e saj”.

-Advertisement-

Më tej thekson se miniera më e rëndësishme evropiane në kohën e Nemanjicëve ishte Novobërda, ku ishte nxjerr argjend i përzier me ar, dhe se nga fillimi i shekullit të 15-të zë fill një nga ligjet më të vjetra minerare në Evropë, Kodi i Minierave i Despotit, Stefan Lazarevic nga viti 1412, dhe se gjatë kohës së Gjurgje Brankovicit, nga atje janë përmbushur një e pesta e nevojave evropiane me argjend.

Në deklaratën e PUPS thuhet:Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se pasuria minerale në Kosovë është eksploruar edhe para ardhjes së romakëve, dhe gjatë Perandorisë Romake, ish-provincat e Mesia e Jugut (territori i sotëm i Serbisë qendrore dhe Kosova) është konsideruar si provincë e minierave.

Në fund të shekullit XIX, kapitali i huaj filloi të hyjë në sektorin e minierave në Kosovë gjatë kohës së Mbretërisë së Jugosllavisë, britanikët kanë investuar në shfrytëzimin e mineraleve në Stan Tërg.

Minierat e Trepçës, çdo ditë i përmendin hulumtues dhe investitorë, duke anashkaluar adresën e vetme me të cilën mund të flasin, nëse respektohet e drejta e pronësisë, e kjo është Qeveria e Republikës së Serbisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera