Lajme

Ky është qeni hero i FSK’së (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 27 November 2019

Gjatë ditës së martë shpëtojë tre persona nga rrënojat e objekteve të shkatërruara.

Behët fjalë për qenin hero i cili ka shkuar së bashku me ushtarët e FSK’së për të dalë në ndihmë banorëve në Thumanë , shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus mëson se emri i këtij qeni hero është Sadak.

-Advertisement-

E i një tjetër qen si ky po ndihmon ekipet e kërkimit në Durrës për të kërkuar në gërmadhat trupa njerëzish.

Një ekip i Gazetës po qëndron në Thuman për momentin, ku ka arrit të sigurojë foto të Sadakut.

Kujtojmë që në mëngjesin e të martës, Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm me 6.3 shkallë rihter.

Përveç dëmeve materiale të shumta , nga ky tërmet deri më tani kanë ndërruar jetë 31 persona ndërsa qindra të tjerë janë lënduar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera