Ky është qëndrimi i qeverisë së re gjermane për “Open Balkan”
Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 22 Dhjetor 2021
Ndërrimi i Qeverisë në Gjermani nuk ka rezultuar edhe me ndërrim qëndrimi sa u përket iniciativave për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, siç është “Open Balkan”. Nga Berlini zyrtar theksojnë se i përkrahin përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal duke vendosur theks të veçantë te gjithpërfshirja, derisa e përmendin edhe marrëveshjen për Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Qeveria e re e Gjermanisë, që drejtohet tashmë nga kancelari Olaf Scholz, të pyetur nëse e përkrahin iniciativën e “Open Balkan”-it, kanë thënë se Qeveria Federale e Gjermanisë i mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Teksa e thonë këtë, nga Berlini zyrtar theksojnë se është shumë e rëndësishme që një bashkëpunim i tillë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha vendet e rajonit.
“Qeveria Federale mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë për Gazetën Express.
Në fund të përgjigjes, ky zëdhënës i Qeverisë Gjermanë thekson se përkrahja e fuqizimit të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është arsyeja pse në mënyrë të veçantë e përkrahin Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një iniciativë në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Prandaj, ne e mbështesim veçanërisht Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje në nëntor të vitit 2020”, ka përfunduar ky zëdhënës.
Qëndrim të njëjtë për iniciativën e “Open Balkan” Qeveria Gjermane kishte pasur edhe gjatë kohës kur drejtohej nga kancelarja Angela Merkel.
Ditë më parë e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar një letër në të cilën nismëtarët e iniciativës “Open Balkan”, Aleksander Vuçi, Edi Rama dhe Zoran Zaev, kanë kërkuar mbështetjen e Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian.
“Ne shpresojmë që qeveria e re Gjermane do të pranojë iniciativën e “Open Balkan” si një kontribut për implementimin e plotë të Procesit të Berlinit”, thuhet në letrën që mban firmën e tre liderëve.
Të martën e 21 dhjetorit në Tiranë është mbajtur takimi i treshes Rama-Vuçiq-Zaev në kuadër të nismës për “Open Balkan”. Rama në fjalën e tij ka bërë thirrje që në një iniciativë të tillë të bashkohen edhe Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhiley, i cili e ka dhënë përkrahjen e tij për iniciativën e “Open Balkan”.
Varhiley ka theksuar se do të ishte ideale që shtetet e Ballkanit Perëndimor ta gjenin rrugën drejt kthimit te Tregu i Përbashkët Rajonal, që është në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi vazhdojnë të mos përfshihen në këtë iniciativë, pavarësisht ftesave të shumta nga nismëtarët e “Open Balkan”.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...






























