Lajme

Ky është qëndrimi i Duda Balje për shtyrjen e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 13 September 2021

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje nuk po pajtohet me idenë që zgjedhjet lokale të shtyhen në një afat tjetër.

Ajo kërkon që të merren masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit në kohë të zgjedhjeve, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka thënë Balje në një prononcim për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

“Ne si parti mendojmë që jemi në një fazë të vështirë si shtet për shkak të COVID por në fakt nuk nevojë që të shtyhen zgjedhjet nëse respektohen masat. Por jemi për më shkurtu fushatën zgjedhore, dhe të merren masa shtesë për zgjedhjet, por jo që të shtyhen.”, ka thënë Balje.

Përveç partisë së Baljes, zyrtarisht kundër shtyrjes së zgjedhjeve janë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 17 tetor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera