Lajme

Ky është qëndrimi i AAK-së, pas ftesës së Albin Kurtit që t`i bashkohen Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 13 June 2017

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi në një prononcim të dhënë për Gazeta Blic, ka folur rreth ftesës së Albin Kurtit që t`i bashkohen Vetëvendosjes, dhe së bashku ta krijojnë Qeverinë e ardhshme.

Ahmeti është përgjigjur shkurtë rreth kësaj kërkese të Kurtit.

“Ne jemi duke i pritur rezultatet, dhe temat tjera do ti diskutojmë pas rezultateve”, tha ai për Gazeta Blic.

-Advertisement-

Ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti nga Vetëvendosja, ka thënë gjatë ditës së sotme se i ftojnë të gjithë ata që janë kundër bashkimit të Klanit Pronto, t`i bashkohen VV-së.

“Në këto kushte politike deklarojmë që jemi të gatshëm t’i ndërmarrim hapat për ndërtimin e një qeverie të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. LDK AKR Alternativa, si dhe deputetët PDK, AAK NISMA QË JANË kundër bashkimit të Klanit Pronto të na bashkohen në tryezë për të biseduar për ndërtimin e një plani për krijimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti.

Kujtojmë që sipas rezultateve të Komisionit zgjedhor, koalicioni Pan është i pari, më pas Vetëvendosja e dyta, dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa e treta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera