Lajme

Ky është pronari shqiptar i barnatores në veri ku u sulmuan policët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 13 October 2021

Situatë e tensionuar është krijuar sot në veri të vendit, pasi Policia e Kosovës ka zhvilluar disa operacione kundër kontrabandës së mallrave.

Lidhur me gjithë këtë situatë të krijuar në një konferencë për media, ka folur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Front Online.

Sveçla bëri të ditur se pronari i barnatores është shqiptar, dhe quhet Besim Zeqiri dhe se ky aksion nuk ka të bëjë aspak me komunitetin serb që jeton në Kosovë por kundër kontrabandës.

“Pronari i barnatores, Besim Zeqiri… nuk behet fjale për ndonjë aktiviteti drejtuar komunitetit serb ne Kosove”, ka thënë Sfecla.

Në veri grupe të organizuara janë grumbulluar, ku kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

E, nga sulmet e serbëve në veri u lënduan gjashtë zyrtarë policorë, pesë të nacionalitetit shqiptar dhe një i nacionalitetit serb.

Lidhur me gjithë këtë situatë të krijuar në një konferencë për media, ka folur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se nisur nga kjo jemi thelbësisht të përkushtuar për shtet stabil dhe funksional.

“Vërtetë Kosova sfidohet nga krimi i organizuar, trafikimi e krimi ekonomik, por ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë rend dhe ligj”, ka deklaruar ai.

Të tjera