Lajme

Ky është prokurori që po e udhëheq operacionin në Telekom, për qindra mijëra euro keqpërdorime

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 30 March 2021

Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me Krimet Ekonomike ka arrestuar tre zyrtarë të Telekomit të Kosovës, si dhe një ish- këshilltar të MPB-së.

operacioni i Krimeve Ekonomike po udhëhiqet nga prokurori Rafet Halimi si dhe nga shefi i sektorit kundër korrupsionit në polici, Fidan Haliti.

Sipas raportimeve të arrestuarit janë: Armend Osaj, Trim Musliu, Denis Ceman si dhe Kushtrim Musliu.

-Advertisement-

Detaje lidhur me rastin në fjalë për Gazetën inFokus ka dhënë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se të njëjtit dyshohet se kanë kryer keqpërdorime përmes një tenderi me vlerë mbi 300 mijë euro.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera