Lajme

Ky është premtim i Fatmir Limajt për pagën minimale

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 12 September 2019

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dhënë një premtim të madh rreth pagës minimale.

Limaj ka thënë se paga minimale do të rritet në 250 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma – AKR ka theksuar se ky koalicion do të angazhohet për një shoqëri e cila në thelb të saj ka vlerat si liria, demokracia dhe solidariteti.

-Advertisement-

Ky është shkrimi i plotë i tij:

NISMA Socialdemokrate është duke e harmonizuar programin qeverisës bashkë me partnerët e saj ku vend të rëndësishëm do të zënë politikat e mirëfillta për t’ua ofruar qytetarëve mirëqenien e duhur. NISMA në qeveri do të angazhohet për një shoqëri, e cila në thelbin e saj ka vlerat si liria, demokracia dhe solidariteti.

NISMA Socialdemokrate e ka pasur gjithnjë në fokus rritjen e pagës minimale në vend dhe ka treguar përkushtimin e saj duke e shpjeguar rëndësinë e rritjes së saj, me qëllim të avancimit të kushteve të punëtorëve, por gjithashtu duke nxitur një treg më konkurrues me fuqi punëtore më të përkushtuar për punë.

Një nga veprimet e para që do t’i ndërmarrim si Qeveri e ardhshme do të jetë rritja e pagës minimale në 250 euro, dhe nuk do të ndalemi me kaq.

Rritja e pagës minimale do të bëhet jo vetëm bazuar në aspektin ligjor, por edhe domosdoshmërinë për një mirëqenie më të mirë të punëtorëve, por gjithashtu rritjen e produktivitetit në vendet e punës. Bashkë për Shtetin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera