Ky është posteri i filmit “Në kuadër të dashurisë” ku luan Luiz Ejlli me Olta Gixharrin
Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 11 July 2023
“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë.
Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.
Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh janë duke punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku.
Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku e shumë emra të tjerë të rëndësishëm.Së fundmi është publikuar dhe para posteri zyrtar i “Në kuadër të dashurisë”.
Në të mund të shohim dhe personazhet kryesorë të filmit, më saktësht tre çifte; Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha dhe Roerd Toçe. Në role të tjera gjithashtu dhe Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Salsano Rapi, Besmir Bitraku, Sotiraq Bratko, Dea Mishel Hoxha, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Myzafer Zilfaj, Xhuliano Brisku, Megi Pojani, Jori Delli. Në të shkruhet gjithashtu fraza “Asgjë nuk është e pamundur”… Kujtojmë se “Në kuadër të dashurisë” vjen në ekranin e kinemasë në muajin tetor.


T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...


































