Lajme

Ky është polici tjetër që dyshohet se u verbua nga shpërthimi në Zhur

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 29 January 2020

Zyrtari i Policisë Sami Thaçi mbeti i vdekur në vend.

E pas një shpërthimi që ndodhi gjatë bastisjes në Zhur të Prizrenit, u lënduan edhe dy polic të tjerë dhe një fëmijë 12-vejçar, shkruan gazeta inFokus.

Bastisja ishte me dyshimin e dhunës në familje dhe posedimit të narkotikëve.

-Advertisement-

Fillimisht u raportua se njëri nga zyrtarët policor është në gjendje të rëndë, pas shpërthimit nga i cili si i dyshuar u arrestua Iran Badalli.

Indeksonline mëson se zyrtari policor i plagosur është Artur Mrasori i cili edhe dyshohet se mbeti i verbuar.

I njëjti për shërim është dërguar në QKUK./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera